Solidaritet në prag festash, ndihma për familjet në nevojë

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ – Solidariteti, përtej moshës e etnisë, fesë apo bindjeve të tjera i bën festat e fundvitit akoma më të bukura.

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri AWEN në bashkëpunim me Fashion Group Albania (FGA) u erdhën në ndihmë fëmijëve, vajzave dhe grave të Qendrës Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje.

Ata shpërndanë pako me veshje për t’u mundësuar që të festojnë festat e fundvitit akoma më bukur. Shërbimi Social Shtetëror ka shprehur mirënjohjen për solidaritetin e treguar kundrejt njerëzve në nevojë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.