SHBA – Trump mund të pranojë më pak se pesë miliardë dollarë për murin

UASHINGTON, 24 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump mund të pranojë më pak se pesë miliardë dollarë për ndërtimin e murit me Meksikën, raportoi CNN.

Sipas burimeve të administratës amerikan, Shtëpia e Bardhë do të kishte kërkuar 2,5 miliardë dollarë për sigurinë e kufirit në ofertën e fundit të paraqitur për demokratët për t’i dhënë fund mbylljes.

Mbeten në pritje vendimet e mëtejshme për atë çka presidenti Trump ka premtuar gjatë fushatës elektorale të vitit 2016./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.