Rruga “Kongresi i Manastirit” me rrjet të ri kanalizimesh

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ – Përveç investimeve për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, u përgjigjet në një kohë mjaft të shpejtë ankesave dhe problematikave të qytetarëve, duke i dhënë atyre zgjidhje.

Kësaj here UKT ka investuar në rrjetin e ri të kanalizimeve në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke i dhënë fund problemeve të banorëve të kësaj zone.

“I shërbejmë qytetarëve në mënyrën më korrekte, për çdo problematikë që krijohet. Investuam rrjetin e ri të kanalizimeve në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Tashmë i dhamë zgjidhje problematikës së qytetarëve”, bën me dije UKT.

Ndërmarrja e UKT ka ndërmarrë një sërë investimesh në rrjetin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, duke shtuar sasinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, si dhe duke shmangur përmbytjet në periudhën e reshjeve.

e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.