Rritet numri bizneseve të huaja, MF: Lajm i mirë për ekonominë

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ – Ecuria pozitive e aktivitetit të bizneseve të huaja në vendin tonë në vitin 2017, është lajm i mirë për ekonominë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se, pas shifrave ka shumë punë për të bërë, por ato janë pasqyra më e mirë ku reflektohet performanca e terrenit ekonomik.

Në vitin 2017 numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta në vendin tonë, u rrit me 11,6%, krahasuar me 2016, duke kontribuar në rritje të investimeve, punësim dhe zgjerimin e shitjeve.

e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.