Roskovec, dhurata për nxënësit e dalluar

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/- Bashkia Roskovec, në kuadër të aktiviteteve të dhjetorit, organizoi shpërndarjen e dhuratave për nxënësit e dalluar për të gjitha shkollat e kësaj bashkie.

Kryetarja e bashkisë, Majlinda Bufi u shpreh mes emocioneve se ndihej e privilegjuar që ndodhej në mes të atyre nxënësve të dalluar, të cilët do të jenë e ardhmja e qytetit tonë.
Gjithashtu kryebashkiakja vlerësoi maksimalisht punën që bëhet në këto shkolla nga stafi i përkushtuar i mësuesve.

Ceremonia u përshëndet nga Bekim Murati, Drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe Jolanda Trebicka, Drejtuese e Projektit “Bashkitë për në Europë”.
Nga shkollat e Roskovecit kanë dalë me mijëra nxënës. Ata kanë dhënë provime aftësie e talenti në fusha të ndryshme të dijes, të cilët i japin më shumë dritë shkëlqimit të këtij qyteti.
Urime për nxënësit e dalluar dhe mirënjohje për stafin mësimor të cilët po përgatisin brezin e ri, ishte mesazhi i bashkisë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.