Ministrja Xhaçka uron besimtarët dhe ushtarakët për Krishtlindje

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ – Me rastin e festës së Krishtlindjes ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar përzemërsisht të gjithë besimtarët e krishterë dhe ushtarakët, në një nga ditët më të veçanta për ta.

Ministrja Xhaçka shkruan: “Krishtlindje të bardha për të gjithë besimtarët e krishterë e në veçanti për ushtarakët shqiptarë! Shëndet, harmoni e begati në familjet tuaja!”

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.