KINË – Refuzim i prerë pas thirrjeve për lirimin e dy shtetasve kanadezë

PEKIN, 24 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kina hodhi poshtë sot kërkesën e Kanadasë për lirimin e menjëhershëm të dy shtetasve të kësaj të fundit, me një përgjigje të prerë dhe keqardhje të thellë për kërkesat e artikuluara të premten nga Otava dhe të mbështetura nga SHBA-ja.

Sipas disa analistëve, këto dy arrestime mund të jenë një argument për Kinën për të ushtruar presion ndaj Otavës, pas arrestimit në fillim të dhjetorit në Vankuver të kryefinancieres së gjigantit kinez në fushën e telekomunikacionit ‘’Huawei’’, Meng Wanzhou, me kërkesë të gjykatës amerikane.

Më herët presidenti i gjigantit kinez i telefonisë, Huawei refuzoi të martën çdo lidhje me shërbimet sekrete të Pekinit, në një çast që kompania po përballet me një valë kundërshtimi të pajisjeve të saj të telekomunikimit 5G në Perëndim.

“Nuk ka asnjë provë që Huawei kërcënon sigurinë kombëtare të ndonjë vendi”, theksoi Ken Hu, gjatë një konference për shtyp të organizuar në selinë e grupit në Shenzhen (në jug të Kinës).

Ai garantoi se sipërmarrja e tij nuk ka marrë asnjëherë nga ana e qeverisë kineze ndonjë kërkesë për të pasur akses në të dhënat që disponon kompania./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.