“Interi” nxjerr në merkato që në muajin janar belgun Naingolan

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ – Aventura e belgut Naingolan tek “Interi”, mund të përfundojë pas pak ditësh. Zikaltërit janë të pakënaqur nga paraqitjet e tij dhe kanë vendosur ta nxjerrin në merkato në muajin janar.

Pas barazimit në minutat e fundit kundër “Kievos”, çështja “Naingolan” ka tronditur jo pak “Interin”. Belgu që nga zbarkimi i tij në Milano nuk i ka justifikuar për asnjë çast thuajse 40 milionë eurot e shpenzuara për kartonin e tij.

Dëmtimet e shumta e kanë lënë larg fushave për disa ndeshje dhe Luçiano Spaleti nuk e ka shijuar kurrë formën maksimale të mesfushorit.

Pas gjobës së djeshme dhe shkeljeve të shumta, mbi lojtarin mund të rindizen projektorët e merkatos. Edhe në të kaluarën ai ka pasur oferta nga shumë klube, ku spikasin ato kineze, të cilat janë të gatshme të bëjnë çmenduri për “Ninxhën” belge të “Interit” me muajin janar që do të hedhë më shumë dritë mbi të ardhmen e Razhas. /o.l/. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.