Gjiknuri uron Krishtlindjen me pamje nga investimet në infrastrukturën rrugore

Urimi per Krishtlindje

Me këto pamje të akseve rrugore që ju nënshtruan rehabilitimit të plotë në këtë vit, ju uroj Krishtlindje të mbarë të gjithë besimtarëve të krishterë! Shëndet e begati në familjet tuaja! Gëzuar!

Posted by Damian Gjiknuri on E hënë, 24 Dhjetor 2018

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/- Ministri Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka zgjedhur t’i urojë sot besimtarët e krishterë për Krishtlindje, me një set fotografish e pamje videosh nga akset rrugore që ju nënshtruan rehabilitimit të plotë në këtë vit, nga veriu e deri në jug të vendit.

Gjatë këtij vitit 2018, investuam në 16 akse rrugore; Tiranë-Durrës, Vorë-Fushë Krujë,  Vorë-Fabrika e Tullave, Ura Bunës -Murriqan, Gështenjas – Qafë Plloçë, Hyrje -Dalje Pogradec, Melgushë – Mjedë, Mbrostar – Kthesa Patosit, Kolonjë- Mbrostar, Orikum-Pashaliman, Gjirokastër -Lazarat, Burrel -Klos, Hani Hotit – Tamarë, Qafë Qelë-Fushë-Arrëz, Korçë – Ersekë, Nyja Milotit.

“Ju uroj Krishtlindje të mbarë të gjithë besimtarëve të krishterë! Shëndet e begati në familjet tuaja! Gëzuar!” citon urimi i ministrit Gjiknuri. e.xh./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.