Festat e fundvitit, portieri i Kombëtares së futbollit kontribuon për fëmijët jetimë

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ – Portieri i Kombëtares së futbollit, Gentian Selmani ka vizituar paraditen e sotme shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, ku ka shpërndarë disa dhurata me rastin e festave të fundvitit.

Të pranishëm në këtë shtëpi ishin edhe fëmijët e qendrës së zhvillimit të Tiranës. Ky është viti i dytë radhazi për Gentianin, i cili mundohet të japë një kontribut për këta fëmijë në pragfesta.

“Sot kam ardhur tek shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”, sepse jemi në periudhë festash dhe jam munduar të kontribuoj sadopak për fëmijët që janë në nevojë dhe t’i bëjmë sa më të lumtur. Këta fëmijë e meritojnë të jenë të lumtur si çdo fëmijë tjetër, me disa kursime nga paga ime, dua që t’i bëj të lumtur. I uroj të gjithë fëmijëve, të kalojnë gëzueshëm me festat dhe një vit të ri sa më të bukur. Gjithashtu edhe futbollit shqiptar dua t’i uroj, që nga FSHF, Presidentit Duka e të gjitha ekipeve, futbollistëve, e në veçanti ekipit tim, “Laçit”, gëzuar festat dhe një vit sa më i mbarë”, u shpreh Selmani.

e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.