Dialogu Kosovë – Serbi, Thaçi: Marrëveshje gjithëpërfshirëse

142

PRISHTINË, 24 dhjetor /ATSH/ – Presidenti Hashim Thaçi bisedoi sot me kryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka porositur se së bashku do të koordinohen përgjatë gjithë procesit të bisedimeve me Serbinë dhe këtë moment të krijuar do ta shfrytëzojmë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, e cila Kosovës duhet t’ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE.

“Për Republikën e Kosovës është shumë e rëndësishme që ne ta forcojmë edhe më shumë unitetin e krijuar politik. Si President i Kosovës, i falenderoj kryesuesit e Ekipit Negociator për gatishmërinë që të marrin përgjegjësi dhe u bëj thirrje edhe një herë të gjitha subjektet politike, që të bashkohen dhe të flasin me një zë për Kosovën”, tha Thaçi. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.