BRATISLAVË – Vdes Jozef Adamec lavdia e futbollit sllovak

BRATISLAVË, 24 dhjetor /ATSH-AFP/ – Ish-sulmuesi i famshëm, më pas trajneri sllovak, Jozef Adamec, i cili luajti në Botërorin e 1962 dhe 1970 me fanellën e ish-Çekosllovakisë, vdiq sot në moshën 76 vjeçare, njoftoi ish-klubi i tij ‘’Spartak Trnava’’.

Jozef Adamec shënoi 14 gola në 44 ndeshje me ekipin e Çekosllovakisë midis viteve 1960 dhe 1974.

Në Botërorin-1962 në Kili, ku Çekosllovakia humbi në finale përballë Brazilit (1-3), mori pjesë edhe ai që në atë periudhë ishte më i vogli i ekipit në tre ndeshjet në fazën eliminatore përballë Spanjës (1-0), Brazilit (0-0) dhe Meksikës (1-3).

Ai mori pjesë gjithashtu në Botërorin-1970 në Meksikë, ku Çekosllovakia humbi në tre ndeshjet e fazës eliminatore përballë Brazilit (1-4), Rumanisë (1-2) dhe Anglisë (0-1)./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.