AUSTRALI – Mijëra të evakuuar nga dëmtimi i një kullë në Sidnej

SIDNEJ, 24 dhjetor /ATSH-AFP/ – Policia australiane evakuoi të hënën në mbrëmje disa mijëra persona pas konstatimit të një plasaritje në një kullë 38 katëshe e ndërtuar së fundmi në perëndim të Sidnejit.

Në vigjilje të mbrëmjes së Krishtlindjes rreth 3 000 banorë të kullës si dhe në godinat fqinje u lutën të largoheshin me nxitim nga zona ku disa ekspertë nisën hetimet në godinën e cila është zhvendosur një apo dy milimetra.

“Policia u informua për një kërcitje të fortë në nivelin 10 të godinës, e quajtur ‘Opal Tower’ e cila identifikoi se ishte një plasaritje’’, deklaroi kreu i përkohshëm i shërbimeve rajonale të zjarreve dhe emergjencave civile, Greg Wright.

Forcat zjarrfikëse, të shoqëruara nga një grup inxhinierësh dhe personeli mjekësor do të monitorojnë godinën për vlerësimin e dëmeve duke vendosur më pas për operacionet që do të kryhen./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.