9-mujori/ Investimet e huaja në ekonomi arritën në 758 milionë euro

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ – Në 9-mujorin e vitit 2018, investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare shënuan një total prej 758 milionë euro, me një rritje prej 12%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur Banka e Shqipërisë (BSH).

Sipas të dhënave të BSH-së, investimet e huaja kryesojnë në sektorin e energjetikës, performanca pozitive e të cilit për këtë tregues, vijoi edhe në tremujorin e parë të vitit.

Në tremujorin e parë të vitit 2018, investimet në energji arritën në 182 milionë euro.

Ndërkohë bën të ditur BSH-ja, investimet e huaja arritën në 266 milionë euro në tremujorin e tretë të vitit. Përpos sektorëve të energjisë, infrastrukturës, investimet e huaja tashmë po dominojnë edhe në sektorin e turizmit, duke zgjeruar investime strategjike në gjithë përfshirjen e sektorëve të ekonomisë së vendit. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.