Lleshaj: Ndalimi i lëndëve piroteknike shërbim ndaj sigurisë publike

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH- I. Vata/ -Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë një sërë masash për sigurinë publike gjatë festive të fundvitit, duke ndaluar lëndët piroteknike.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se ndalimi i lëndëve piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike.

Ministri Lleshja, sqaron se “ithtarët e eksplozivit duhet të kuptojnë  se festat nuk bëhen me shpërthime”.

“Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore. Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë”, shkruan ministri Lleshaj./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.