HAPËSIRË – NASA filmon asteroidin që do të kalojë pranë Tokës

ANKARA, 23 dhjetor /ATSH-AA/ – Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Administrimit Hapësinor (NASA) nëpërmjet radarëve të saj ka filmuar asteroidin ”Holiday”, i cili pritet të kalojë sot pranë Tokës.

NASA në faqen e saj të internetit ka publikuar sot fotografitë që ka regjistruar nga asteroidi nëpërmjet radarëve të sistemit diellor ”Goldstone” në California, teleskopit ”Green Bank” në Virxhinian Perëndimore dhe observatorit ”Arecibo” në Porto Rico.

Në këto fotografi që u përkasin datave 15-19 dhjetor mund të shihen në mënyrë të qartë linjat e jashtme të asteroidit i cili ka pamjen e një patateje me diametër 1,6 kilometra.

Asteroidi ”Holiday” i emëruar “2003 SD220” sot do të kalojë pranë Tokës me një largësi prej 2,9 milionë kilometra.

Ky do të jetë kalimi më i afërt që asteroidi ka kryer në 400 vitet e fundit.

Pritet që në vitin 2070 asteroidi të kryejë një kalim më të afërt se ky./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.