“Babagjyshi” i plotësoi dëshirën, Leo: Kursimet e mia, dhurata për fëmijët e tjerë

“Babagjyshi” i plotësoi dëshirën, Leo: Kursimet e mia, dhurata për fëmijët e tjerë

“Babagjyshi” i plotësoi dëshirën, Leo: Kursimet e mia, dhurata për fëmijët e tjerë.http://ata.gov.al/2018/12/23/babagjyshi-i-plotesoi-deshiren-leo-kursimet-e-mia-dhurata-per-femijet-e-tjere/Leo, djali 9-vjeçar, i cili e adhuron shkollën dhe ëndërron që një ditë të ecë me këmbët e veta drejt saj, zgjodhi që të gjitha kursimet e tij të mbledhura përgjatë një viti, t’i blinte dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe.“Më lindi ideja që këtë vit, ato para që kisha mbledhur tek arka ime e kursimit të blija dhurata fëmijëve me aftësi të kufizuar. I thashë mamit: Këto lekët që kam mbledhur unë, do t’i blejmë dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara”, – rrëfeu ai për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E Diele, 23 Dhjetor 2018

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH-Z.Tosku/- Historitë e kurajos, guximit, e të jetuarit me fitore nuk lindin nga luksi, as nga pallatet mbretërore apo perandoritë, por nga vështirësitë më të mëdha më të cilat jeta të përball.

Një histori e tillë, ku pamundësia e të jetuarit në normalitet si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë, e shndërroi jetën e një 9-vjeçari, në një kërkesë të vazhdueshme për të bërë realitet, ëndrrat e pafajshme e tij.

Leo, djali 9-vjeçar, i cili e adhuron shkollën dhe ëndërron që një ditë të ecë me këmbët e veta drejt saj, zgjodhi që të gjitha kursimet e tij të mbledhura përgjatë një viti, t’i blinte dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe.

Ai nuk kishte menduar kurrë që “babagjyshi” të cilit i shkruante letra çdo vit, do të mund t’i kthente përgjigje por në formë krejt tjetër. Ishte 31 dhjetori i vitit 2017, kur Leart Hasanllari, djali i vogël në karrocë me rrota, që vuan nga një sëmundje e rrallë kockash, i kërkoi “babagjyshit” një makinë për ta çuar në shkollë çdo ditë.

Me rrobat e “Babagjyshit” në emision u paraqit vetë Kryeministri Edi Rama, i cili i bëri dhurata Leos së vogël dhe i premtoi se do t’ia realizonte kërkesën për një makinë për të shkuar në shkollë, si dhe do ta ndihmonte në përpjekjet për t’u shëruar plotësisht.

Por, sot, një vit më pas, Leo zgjodhi të jetë “babagjyshi” i fëmijëve me aftësi ndryshe, një ide kjo që i lindi krejt natyrshëm. Në një aktivitet të zhvilluar në Qendrën Rinore në Tiranë, Leo i veshur si “babagjysh” shpërndau dhurata për fëmijët e tjerë.

“Unë jam Leo. Më lindi ideja që këtë vit, ato para që kisha mbledhur tek arka ime e kursimit të blija dhurata fëmijëve me aftësi të kufizuar. I thashë mamit: Këto lekët që kam mbledhur unë, do t’i blejmë dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara”, – rrëfeu ai për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

E ëma e tij, Angjelina Hasanllari tregoi momentin kur 9-vjeçari i hapi zemrën e tij, duke i thënë se ato kursime do të përdoreshin për fëmijët e tjerë.

“ Një ditë Leo më shprehu që lekët e arkës së kursimeve të tij, ai nuk i donte dhuratë për vete dhe motrën e tij, por duke takuar shumë persona që janë me aftësi ndryshe, dëshira e tij ishte që t’u dhuronte nga një dhuratë secilit. Ndoshta i është krijuar edhe mirënjohja e Kryeministrit që u vesh “babagjysh” për Leon: Tha dua të vishem dhe unë “babagjysh” për fëmijët e sëmurë”, – tha e ëma e tij.

Për prindërit, fëmijët janë gjithmonë heronj e tyre. Për Angjelinën, kjo vlen akoma më shumë. “Gjithmonë do të jetë heroi im Leo”.

Djali 9-vjeçar.

Që pas 31 dhjetorit të 2017-ës, Leo shkon në shkollë me makinë familjare dhe bën fizioterapi përditë në shtëpinë e tij, ndërsa disa ditë më parë, ai ka bërë provën për të mbajtur çizme, të cilat do ta ndihmojnë për të ecur dhe për të mbajtur këmbët në pozicionin e duhur. Leo i vogël është drejt rikuperimit dhe pse jo, shumë shpejt do ta shohim të ecë vetë për në shkollë. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.