Atmosferë festive në institucionet e kujdesit social

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Atmosferë festive në institucionet tona të kujdesit social. Nxënës të shkollave të Tiranës dhe studentë i janë bashkuar festave në Shtëpitë e Fëmijëve dhe Qendrat e Zhvillimit, për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë.

“Festat sapo kanë filluar bëhemi gati të festojmë së bashku në të gjitha institucionet tona të përkujdesit më 29 dhjetor”, u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Festat duan dashuri, tha Manastirliu, duke drejtuar apelin për solidaritet në këto ditë festash.

/m.m/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.