746 të punësuar në një javë vetëm përmes Zyrave të Punës

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Në mbarë vendin, vetëm përgjatë një jave janë punësuar 746 persona nga Zyrat e Punës.

Duke iu referuar shifrave të punësimeve për periudhën 14-20 dhjetor 2018, vihet re se qarqet me numrin më të lartë të të punësuarve përgjatë kësaj jave janë Tirana, Durrësi dhe Shkodra.

Konkretisht në qarkun e Tiranës janë punësuar 189 persona, në qarkun e Durrësit 135 persona dhe në qarkun e Shkodrës 75 persona.

Sa i takon qarqeve të tjera rezulton se në qarkun e Beratit janë punësuar 38 persona, në qarkun e Fierit 70 persona, në qarkun e Korçës 23 persona, në qarkun e Dibrës 29 persona, në qarkun e Elbasanit 47 persona, në qarkun e Gjirokastrës 28 persona, në qarkun e Kukësit 22 persona, në qarkun e Lezhës 37 persona dhe në qarkun e Vlorës 53 persona. /m.m/e.caushi/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.