SHBA – Bllokohet pjesërisht qeverisja federale

UASHINGTON, 22 dhjetor /ATSH-DPA/ – Qeveria federale e SHBA-së u bllokua pjesërisht pas mesnatës që kaloi pasi republikanët dhe demokratët nuk arritën marrëveshjen për financimin e kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trump për një shtesë në buxhet prej pesë miliardë dollarësh për financimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën.

Pasojë e këtij bllokimi është fakti që institucionet federale publike, të mbetura pa burime financiare, do të ndërpresin aktivitetin e tyre duke filluar nga sot.

Miliona amerikanë që punojnë për agjencitë dhe institucionet federale do të punojnë pa pagesë ose do të shkojnë me pushime të detyrueshme.

Sidoqoftë, kjo masë nuk vlen për Departamentin amerikan të Mbrojtjes, Shëndetësisë, Punës dhe Arsimit.

Ndërtimi i murit me Meksikën për parandalimin e futjes së migrantëve, ishte një nga premtimet më të mëdha zgjedhore të Trumpit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.