Drejtoria e Transporteve, shpërblim për punonjësit me rastin e festave të fundvitit

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ – Me rastin e festave të fundvitit Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, do të japë shpërblim për 745 punonjës në qendër dhe në 13 drejtoritë rajonale.

Këshilli Drejtues i DPSHTRR miratoi sot shpërblimin vjetor për 745 punonjësit në qendër e për 13 drejtoritë rajonale.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njofton se shpërblim për festat e fundviti do të marrin edhe punonjësit e periudhës 1 janar, deri në daljen në pension.

Në njoftimi theksohet se synimi i kësaj mbështetje financiare, është motivimi maksimal për kërkesë maksimale, përkushtim dhe performancë të lartë në punë. /o.l/. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.