Bashkia Divjakë në ndihmë të komunitetit në nevojë, rikonstrukton 120 shtëpi

TIRANË, 22 Dhjetor/ATSH/- Rreth 90 familje nga komuniteti rom dhe 30 familje nga komuniteti egjiptian do të përfitojnë nga rikonstruksioni i 120 shtëpive që po rikonstruktohen në njësinë administrative Grabian, bashkia Divjakë.

Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, tha për ATSH-në se “ky projekti po realizohet me mbështetjen e qeverisë në mënyrë që ky komunitet të ketë kushte të barabarta me qytetarët e tjerë”.

“Projekti ka dy muaj që ka filluar dhe po ecën me rimte shumë të mira dhe shpresojmë që në muajin nga muaji janar t’i përfundojmë të gjitha shtëpitë”, theksoi Kokoneshi.

Ai bëri të ditur se “sipas projektit në vitin 2016-2017 u rikonstruktuan 20 shtëpitë e para, në vitin aktual pra 2018 po rikonstruktohen 65 shtëpi të tjera, për të përfunduar të gjithë projektin me 35 shtëpitë e tjera në vitin 2019”.

Kokoneshi u shpreh se “fondi për rikonstruksionin e shtëpive është 600 mijë lekë për një shtëpi”.

Komuniteti rom dhe egjiptian kanë një përfaqësim të konsiderueshën në bashkinë Divjakë, kryesisht në Njësinë Administrative Grabian./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.