Vijojnë kontrollet nga policia për ndalimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – Policia e Shteti vijon kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.

Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla, apo produkte piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për shëndetin dhe jetën.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të këtyre lëndëve në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

Gjatë periudhës së fundvitit ky aktiviteti i tregtimi dhe përdorimit të kapsollave dhe lëndëve piroteknike ka pikun e tij më të nxehte, duke qene se zhvillohen disa festa, e Krishtlindjeve edhe e ndërrimin të viteve. /o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.