SHBA – Këshilli i Sigurimit vendos dërgimin e vëzhguesve të OKB-së në Jemen

UASHINGTON, 21 dhjetor /ATSH-AFP/ – Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosi sot unanimisht dërgimin e vëzhguesve civilë në Jemen për të siguruar funksionimin e portit strategjik të Hodeida dhe monitoruar evakuimin e luftëtarëve.

Një rezolutë e hartuar nga Britania e Madhe u miratua nga 15 anëtarët e Këshillit. Ajo garanton gjithashtu të drejtat e arritura gjatë konsultimeve të fundit ndër-jemenase të mbajtura në Suedi, përfshirë ato mbi një armëpushim në Hodeida, një tërheqje të luftëtarëve nga qyteti dhe shkëmbimin e të burgosurve midis dy palëve ndërluftuese në konflikt./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.