Mazhoranca rrëzon amendamentet e PD-së për vetingun në politikë

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ – Deputetët e mazhorancës rrëzuan sot me 74 vota draftin e Partisë Demokratike për vetingun në politikë.

Mazhoranca votoi me 74 vota kundër kësaj nisme, ndërsa pro ishin 52 deputetët e PD për amendamentet e paraqitura prej tyre.

Seanca e sotme maratonë e cila nisi që në orët e paradites, u karakterizua nga diskutime të shumta, mbi amendamentet e Partisë Demokratike për disa ndryshime në Kushtetutë për vetingun e politikanëve.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, ‘Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar” që ka të bëjë me “Amendamente kushtetuese për vetingun” që përfshin vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar të zyrtarëve të lartë shtetërorë, ishte depozituar nga opozita që në 7 shtator në Parlament. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.