I shpallur në kërkim, në pranga 42-vjeçari në Elbasan

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/ – Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirë organizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: Kelmend Kruja, 42 vjeç, banues në lagjen “Dyl e Haxhire”, Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, në vitin 2016 e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje” si dhe në 16.03. 2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrim”.

Gjithashtu Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, më datë 21.05.2018 e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim” si dhe Gjykata e Shkallës Parë Sarandë më datë 20.06.2018, e ka dënuar me 3 muaj burg,  për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” (të gjitha masat e dënimit në mungesë). /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.