GREQI – Kotzias kërcënohet sërish me vdekje

ATHINË, 21 dhjetor /ATSH-ANA/ – Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias mori një telefonatë nga një person i panjohur që e kërcënoi se do t’i merrte jetën, njoftoi agjencia greke e lajmeve, ANA.

Telefonuesi, i cili telefonoi nga një linjë e hapur, tha se Kotzias do të ekzekutohej.

Ish-ministri ka marrë kërcënime të ngjashme edhe në të kaluarën për shkak të pozicionit të tij në çështjen e emrit të Maqedonisë.

Një prej rasteve ishte marrja, nëpërmjet postës, e një zarfi që përmbante plumba./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.