Festat e fundvitit, aktivitete në “Qytetin e Fëmijëve” në Korçë

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ “Qyteti i Fëmijëve” në Korçë është dhurata më e bukur që u dedikohet jo vetëm fëmijëve të Korçës, por çdo fëmije në Shqipëri.

Për herë të parë në Shqipëri, “Qyteti i Fëmijëve” është një nismë e bashkisë së Korçës që synon që nëpërmjet zbatimit të projekteve të ndryshme të gjallëroje dhe përmirësojë cilësinë e jetës për fëmijët, duke i angazhuar ata në aktivitete kreative dhe edukative me tematikë social-kulturore-sportive.

Në këtë kuadër, Bashkia e Korçës organizoi festën tradicionale me nxënësit më të mirë të shkollave 9-vjeçare të Korçës.

Në prag të festave të fundvitit, për fëmijë u ofrua një aktivitet argëtues me këngë, kërcime dhe dhurata në shenjë vlerësimi për punën e tyre gjatë këtij viti.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.