AXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/12/2018

UASHINGTON – Trump njofton largimin nga detyra të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

BARCELONË – Qeveria spanjolle mblidhet në Barcelonë, manifestime nga ana e separatistëve.

LISBONË – Policia portugeze përgatitet për një mobilizim të fuqishëm gjatë manifestimeve të frymëzuara nga “jelekët e verdhë” francezë.

BUKURESHT – Kancelari austriak, Sebastian Kurz takohet me shefin rumun të Shtetit, Klaus Iohannis ku do të diskutojë për kalimin tek Rumania të presidencës së radhës së BE-së.

BUDAPEST – Tjetër manifestim kundër qeverisë së Viktor Orbanit, pas më shumë se një javë kontestimesh.

SHBA – Përkujtohet 50-vjetori i lëshimit të Apollo 8, që erdhi rreth Hënës para se të rikthehej në Tokë me në bord astronautët Frank Borman, James Lovell dhe William Anders.

UASHINGTON – Administrata amerikane paraqet shifrat për rritjen e PBB-së në tremujorin e tretë.

TOKIO – Organizatorët e Lojërave Olimpike Tokio-2020 paraqesin një buxhet të ri. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.