STAR 2, vazhdojnë takimet informuese në Shkodër e Peqin

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Në Shkodër dhe Peqin vijoi sot seria e workshop-eve informuese me përfaqësues të Njësive të Qeverisjes Vendore, mbi rëndësinë e angazhimit dhe konsultimit publik efektiv dhe mekanizmave që mund të përdoren për këtë qëllim.
Kuadri i paqartë ligjor dhe mungesa e një udhëzuesi dhe procedurave se si mund të zbatohet në nivel vendor konsultimi publik, është një nga çështjet kryesore problematike ngritur nga bashkitë në të gjithë vendin gjatë studimit të kryer më herët nga PSH.

Për të adresuar atë, në kuadër të projektit STAR2 është hartuar “Udhëzuesi për angazhimin dhe konsultimin publik”, i cili ofron informacion të detajuar në lidhje me planifikimin, standardet dhe metodat për organizimin e konsultimit publik, duke u ardhur në ndihmë të gjitha NJQV-ve në punën e tyre dhe në zbatimin e detyrimeve ligjore.

STAR2 – “Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale”, projekt i cili zbatohet nga qeveria shqiptare në partneritet me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Tiranë me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Bashkimit Europian, qeverive të Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.