PS kallëzim penal në Prokurori për deputetin e PD, Endri Hasa

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas rinisjes së seancës plenare në Kuvend, tha pasditen e sotme se PS do të depozitojë një kallëzim penal për deputetin e PD, Endri Hasa që tentoi të qëllojë me vezë Kryeministrin Rama.

“Zoti kryetar është e rëndë ajo që një përfaqësues i grupit parlamentar të PD ka bërë sot në seancën e Kuvendit. Kemi qenë të gjithë këtu në Parlament. Por kurrë zotëria atje që ka qenë kryeministër nuk është goditur në atë formë nga një deputet i opozitës, kurrë, asnjëherë. Unë do ti kërkoja PD të kërkojë ndjesë për aktin e turpshëm dhe dua t’ju informoj se ndaj deputetit në fjalë bazuar në Kodin Penal do të depozitojmë një kallzim penal për shpërdorim detyre dhe goditje për shkak të detyrës ndaj deputetit Endri Hasa”, – deklaroi Balla.

Ndërsa deputeti i PD, Endri Hasa u përjashtua për 10 ditë nga Byroja e Kuvendit. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.