Një student i ekselencës në bordin e administrimit të Universitetit

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH – A. Fortuzi/ – Kryeministri Edi Rama gjatë dialogut me studentë dhe pedagogë të Universitetit Politeknik, tha se qeveria  është e gatshme t’i japë mundësi një studenti ekselentë që të jetë pjesë e bordit të administrimit.

Kryeministri Rama duke folur për kërkesën e pestë të studentëve me anë të së cilës ata kërkojnë që në bordin e administrimit të IAL-eve të shtohet një përfaqësues, theksoi se “për bordin e administrimit unë jam i gatshëm të bëjmë një marrëveshje që ne si qeveri të përcaktojmë një student, apo studentë ekselentë të zgjedhur nga ju, jo nga ne, dhe ta çojmë në bord. Por mos kërkoni shpikje ligjore, që s’i ka askush. Hajde ta diskutojmë rrugën dhe gjejmë marrëveshjen me dialog”, – tha Rama. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.