LOZANË – Schumacher i vetëdijshëm gjatë transferimit për në spital

LOZANË, 20 dhjetor /ATSH-ANSA/- Gjatë transferimit të ambulancës nga spitali i Grenoblës në qendrën e rehabilitimit të Spitalit Universitar të Lozanës, ish-kampioni legjendar i Formula 1, Michael Schumacher ishte i vetëdijshëm.

”Ai pothuajse gjithmonë i mbajti sytë hapur, nuk fliste, por komunikoi me lëvizje të lehta”, shkruan gazeta zvicerane ”Blick”.

Personeli i transferimit duhej të dorëzonte telefonat celularë për të siguruar privatësinë maksimale.

Sipas gazetës, Schumi, dukej se kishte humbur peshë.

Michael Schumacher po lufton me vdekjen që prej aksidentit të 29 dhjetorit të 2013, ku u përfshi në një përplasje me ski./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.