LONDËR – Gatwick paralizohet nga dronët pak para Krishtlindjes

LONDËR, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Aeroporti ndërkombëtar i Gatwick, i dyti më i rëndësishmi i Britanisë së Madhe, u paralizua sot pas zënies së hapësirës ajrore nga disa dronë, një veprim i qëllimshëm që rrezikon të prekë rreth 110 000 pasagjerë përpara se të kalojnë tranzit sot nga Londra, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga Krishtlindja.

‘’Në aeroport dallohen radhë të gjata pasagjerësh në padurim për të marrë informacione rreth shtyrjes apo anulimit të fluturimeve të tyre’’, njofton një gazetar.

Disa të tjerë ankohen se kanë qëndruar të bllokuar me orë të tëra në avion.

Të gjitha fluturimet me destinacion Londrën dhe që presin të nisen nga ky aeroport janë aktualisht të pezulluara, për të marrë kohën e nevojshme që na duhet për të hetuar për sinjalizimet e dronëve që kanë fluturuar në hapësirën tonë ajrore.

‘’Gatwick Airport’’ u mbyll të mërkurën rreth orës 21:03 GMT pasi dy dronë u panë duke përshkruar qendrën.

Ai u rihap për një kohë të shkurtër për treçerek ore gjatë natës përpara se të mbyllej sërish në orën 03:45 pas sinjalizimeve të reja për një tjetër dronë që po fluturonte pranë aeroportit, rasti i fundit u regjistrua në mëngjes./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.