LITUANI – Vilniusi shkatërron një rrjet rus spiunazhi

VILNIUS, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri lituanez, Saulius Skvernelis njoftoi sot shkatërrimin e një rrjeti spiunazhi që punonte për Rusinë dhe ishte një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Disa zyrtarë të prokurorisë lituaneze raportuan më parë arrestimin, si pjesë e kësaj dosjeje, të disa shtetasve lituanezë dhe një rus.

‘’Shërbimet tona të sigurisë vepruan në kohë ndaj një rrjeti rus spiunazhi në Lituani dhe bllokuan disa aktivitete të tyre që kërcënonin sigurinë kombëtare’’, pohon Skvernelis.

”Nuk kemi të bëjmë me raste të izoluara por me një aktivitet të organizuar të drejtuar kundër shtetit tonë”, shtoi ai.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme e cilësoi këtë çështje si një tjetër shembull i politikës rusofone të Vilniusit.

Të mërkurën, disa prokurorë lituanezë zbuluan se disa persona, përfshirë një ish-deputet, Algirdas Paleckis, ishin arrestuar më parë këtë vit për spiunazh./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.