Kuvendi shqyrton sot dekretin për buxhetin 2019

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ – Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku do të shqyrtojë Dekretin i Presidentit të Republikës “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për buxhetin e vitit 2019”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Dekretin “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.9573, datë 3.7.2006, “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar.

Po ashtu Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.

Sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”, të ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligji “Për statusin e dëshmorit të atdheut”.
Po ashtu sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7829, datë 01.06.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Po ashtu sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për kadastrën”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 “Për policinë e shtetit”, të ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust-it”.

Sot do të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës organizative të Institutit të Statistikave”.

Sot Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimi “Për një shtesë dhe ndryshim në strukturën dhe organikën e Autoritetit të Konkurrencës”.

Kuvendit sot do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”- propozim i Këshillit të Ministrave dhe propozim i një grupi prej 28 deputetësh.

Kuvendi do të shqyrtojë projektvendimin “Për lirimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, zotit Zylyftar Bregu”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për Miratimin e Manualit të Monitorimit Vjetor dhe Periodik”.

Ndërsa të mbartura për votim nga seancat e shkuara janë projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.