FOTO/ Pogradec, koncert festiv për nxënësit ekselentë të shkollave 9-vjeçare

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ – Bashkia e Pogradecit organizoi sot një aktivitet për nxënësit e ekselencës së shkollave 9-vjeçare të qytetit.

Kryetari i bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri, në fjalën e tij duke iu drejtuar nxënësve tha se “ju jeni e ardhmja jonë dhe e gjithë Shqipërisë, shpresat e të gjithëve ne janë tek ju të dashur nxënës”.

“Ju jeni gëzimi i familjeve tuaja dhe i të gjithëve ne”, u shpreh Kapri.

Në aktivitetin e organizuar nxënësit interpretuan këngë, valle dhe recitime. Për nxënësit ekselentë u shpërndanë dhe dhurata të ndryshme, duke përcjellë një atmosferë mjaft të ngrohtë për të gjithë pjesëmarrësit. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.