Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit, Meta: Kujtojmë porositë e Nënë Terezës

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ – Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor përkujtohen porositë e simbolit shqiptar e botëror të humanizmit e solidaritetit Shenjtores Nënë Tereza.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur se sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ne kujtojmë porositë e Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar e botëror të humanizmit e solidaritetit, për të qenë pranë pranë njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime, pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë e përkujdesje, veçanërisht në krah të fëmijëve e të rinjve, të vetmuarve, njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve, për t’u dhënë shpresë dhe besim”.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.