Dialog për uljen e tarifave të masterit për studentët ekselentë dhe me ndihmë ekonomike

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama u premtoi studentëve se po studiohen mundësitë që të ulen tarifat universitare edhe në nivelin e dytë të studimeve master.

Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri gjatë dialogut me studentët dhe pedagogët e Universitetit Politeknik.

“Masteri nuk është në asnjë vend të botës, ndërkohë në shumë vende të tjera të botës bachelori subvencionohet, masteri është një nivel ekselence studimi, dhe ne sidoqoftë edhe për masterin do t’u kërkojmë taksapaguesve shqiptare të financojmë ekselencën dhe ata që janë me ndihmë ekonomike. Jo për të gjithë sepse nuk është e mundur dhe sepse nuk është e drejtë për të gjithë”. /o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.