DANIMARKË – Ishull i pabanuar për migrantët e padëshiruar

KOPENHAGË, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Për Danimarkën, kupa u mbush. Ky vend skandinav e sheh të arsyeshme se nuk mund të presë më shumë migrantë, pa vënë në rrezik modelin e saj social, duke shtuar pengesat që në hyrjen apo qëndrimin e shtetasve të huaj.

Njoftimi i fundit: Ndalimi i të padëshiruarve në një ishull të pabanuar.

Që prej valës migratore të 2015 që çoi në rivendosjen e kontrollit në kufijtë e saj tokësorë, Danimarka e qeverisur nga një koalicion i qendrës së djathtë, mbështetur nga e djathta popullore antimigracion DF (Partia e Popullit Danez), u mburr për miratimin e rreth 100 amendamenteve që kufizojnë të drejtat e të huajve.

”Danezët janë kryesisht mikpritës, por sistemi, kjo është një tjetër histori. Qeveria thotë me zë të lartë dhe fortë se nuk na dëshiron”, shprehet me keqardhje Dejeni, një azilkërkues nga Etiopia, 30 vjeç, i cili ishte pritur në një shoqatë të ndihmës për të sapoardhurit./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.