VJENË, 19 dhjetor /ATSH-APA/- Organizata për të drejtat e njeriut ”Amnesty International” ka akuzuar policinë e Hungarisë për përdorimin e “dhunës së panevojshme dhe të tepruar” kundër demonstruesve.
”Protestuesit thjesht po përdorin të drejtën e tyre për fjalën e lirë dhe policia duhej ta përdorte dhunën vetëm kur të gjitha opsionet e tjera kishin shteruar’’, tha AI.
Mijëra njerëz kanë protestuar kundër qeverisë në Hungari për javën e kaluar.
Demonstruesit po protestonin kundër një ligji të ri të punës që rriti numrin e orëve të mundshme jashtë orarit deri në 400 në vit.
Protestat ishin gjithashtu kundër një reforme në drejtësi, e cila do të krijonte një juridiksion të ri administrativ të kontrolluar nga qeveria e Viktor Orban./ /os/ a.jor.