Tifozët “zikaltër” kërkojnë rikthimin e Murinjos tek “Interi”

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ – Tifozët e “Interit” kërkojnë që Murinjo të marrë përsëri drejtimin e “zikaltërve.” Sipas një sondazhi të gazetës italiane “Gazzetta dello Sport” tifozeria “zikaltër” ka kërkuar një rikthim të portugezit në pankinë.

Por, nuk janë vetëm tifozat që me shpresë e presin këtë. Edhe ish-presidenti zikaltër, Masimo Morati është shprehur në një konferencë për shtyp se do ta bënte tej mase të lumtur një rikthim i portugezit në pankinën e “Interit”. Për momentin asgjë nuk është zyrtare dhe Spaleti vazhdon të jetë trajneri aktual në “San Siro”.

“Shpresa për Vitin e Ri është që të bëjmë më mirë, të rikthehemi në Ligën e Kampioneve, normalisht pa i lënë pas dore dhe dy kompeticionet e tjera ku marrim pjesë. Ikardi është një lojtar deçiziv dhe nuk mund ta humbasin kurrësesi.”

“Eksperienca e Marotës mund të na ndihmojë shumë, sidomos presidentin Zhang. Ai do t’i ofrojë një mbështetje shumë të rëndësishme. Një rikthim i Murinjos? Po, e dua shumë. Gjithsesi, do t’i japim kohë Spaletit që të provojë vlerat e tij. Simeone? E dua shumë dhe atë, por Murinjo është special”, – ka përfunduar Morati.

Ndërkohë dje andaluziani është shkarkuar nga drejtimi i “Mançester United” duke bërë tifozët e “Interit” të ëndërrojnë për një rikthim të mundshëm të tij në “San Siro”. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.