Rriten me 13,7% Investimet e Huaja Direkte

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/- Investimet e Huaja Direkte u rritën me 13,7% gjatë vitit 2017 kundrejt një viti më parë, bëri të ditur sot Instituti i Statistikave.

Sipas INSTAT, në fund të vitit 2017, vendet e Bashkimit Europian, përbënin pjesën më të madhe të volumit të Investimeve të Huaja Direkte me rreth 56,9%.

Këtu dominon Greqia me një total investimesh që arrijnë në 18,9% e ndjekur nga Holanda me 12,8%.

INSTAT bën të ditur se, edhe Zvicra, Kanadaja, e Austria rritën investimet e huaja direkte në Shqipëri gjatë vitit 2017. Përkatësisht Zvicra arriti në 893.7 milionë euro nga 550.11 milionë euro që ishte një vit më parë, Kanadaja 883.8 milionë euro nga 739.5 milionë lekë një vit më parë dhe Austria 447.5 milionë euro nga 359.6 milionë euro që ishte në vitin 2016. /e.xh//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.