Premtim i mbajtur, familja Sefa në Kukës hyn në banesën e re

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Në më pak se dy muaj, pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në familjen Sefa në Kukës, e cila jetonte në kushte të vështira, sot është bërë realitet premtimi i Kryeministrit për shtëpi të re për këtë familje.

“Mirëmëngjes dhe pa koment për këtë videorrëfim nga jeta reale, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama, ndërsa publikoi një video ku përcillen nga afër dy realitete tërësisht të ndryshme.

Familja e Bashkim Sefës nga Kukësi jetonte në kushte të vështira ekonomike, ashtu si edhe tregoi për Kryeministrin vetë kryefamiljari gjatë vizitës së 31 tetorit.

Por, sot realiteti ka ndryshuar rrënjësisht pasi kryefamiljari ka nisur punë, ndërsa familja ka hyrë në banesën e re. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.