TIRANË, 19 dhjetor /ATSH – I. Vata/ – Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për herë të parë pas përzgjedhjes së anëtarëve, si dhe për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarin.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë e nisi mbledhjen sot nën drejtimin e anëtares më të vjetër jo prokurore Nurihan Meta. Mes dy kandidatëve për kryetar të KLP-së, Gent Ibrahimi dhe Nurian Sehiti u zgjodh me 7 vota pro, Gent Ibrahimi.
Nënkryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë u zgjodh Alfred Balla me 6 vota
Brenda 5 ditësh pas kosultimeve, KLP pritet të shpallet garën për Prokuror të Përgjithshëm. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë.
Anëtarët e KLP janë: Nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, nga Prokuroria e Tiranës Antoneta Sevdari, nga Prokuroria e Elbasanit, Besnik Cani, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, Bujar Sheshi, prokuror i Apelit Shkodër, Arben Dollapaj nga Prokuroria e Përgjithshme, Kostaq Beluri, avokatët Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj. pedagogët Gent Ibrahimi, Sandër Beci si edhe nga shoqëria civile, Alfred Balla. /j.p/