Këmbim valutor – Euro këmbehet me 123.08 lekë

126

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën euro u këmbye me 123.08 lekë, ose 0,06 lekë më pak se një ditë më parë, duke njohur vetëm rënie që nga data fundit të nëntorit 2018.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane është zhvlerësuar me 11 lekë, gjatë vitit 2018, duke shënuar rënien më të fortë vjetore që prej vitit 2004.

Në tregun valutor, sot janë zhvlerësuar edhe monedhat e tjera kundrejt lekut.

Kështu dollari amerikan këmbehet me 107.93 lekë ose 0,25 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërkohë që paundi britanik ka humbur 0,29 lekë, franga zvicerane 0,45 lekë dhe korona suedeze 0,6 lekë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 107.93 -0.25
Euro EUR 123.08 -0.06
Poundi Britanik GBP 136.49 -0.29
Franga Zvicerane CHF 108.70 -0.45
Jeni Japonez (100) JPY 96.10 -0.21
Dollari Australian AUD 77.68 -0.16
Dollari Kanadez CAD 80.13 -0.58
Korona Suedeze SEK 11.92 -0.06
Korona Norvegjeze NOK 12.41 -0.06
Korona Daneze DKK 16.48 -0.02
SDR SDR 149.57 -0.01
Ari(OZ 1) XAU 134740.89 -346.72
Argjend(OZ 1) XAG 1583.33 -6.38
Juani Kinez (onshore) CNY 15.65 -0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 15.65 -0.04
Lira Turke TRY 20.19 -0.10

 

/e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.