“Juventus” gati të transferojë talentin e “Ajax”

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/- “Juventus” është shumë afër të transferojë Matthijs de Ligt nga “Ajaxi”.

Babai i mbrojtësit holandez bëri me dije ditë më parë se “Zonja e Vjetër” është duke i prirë garës për transferimin e djalit të tij, por që janë edhe skuadrat tjera në garë.

Presidenti i “Juventusit”, Andrea Agnelli, është duke tentuar që të arrijë marrëveshje me De Ligt në janar, ndërsa transferimi të kompletohet në verën e ardhshme.

Ajax ka bërë me dije se nuk do ta lejojë mbrojtësin të largohet në janar, po ashtu edhe nën shumën e 60 milionë eurove.

Juventus duhet të paguajë shumën e vendosur, duke ditur se edhe “Manchester City” dhe “Barcelona” i duan shërbimet e De Ligt.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.