JANGON – FB fshin llogaritë e ushtrisë së Mianmarit

JANGON, 19 dhjetor /ATSH-DPA/-  Kompania Facebook theksoi se kishte hequr nga platforma e saj qindra grupe të lidhura me ushtrinë në faqet dhe llogaritë e saj në Mianmar për “angazhim në sjellje të koordinuara joautentike”.

Facebook mbetet platforma më e përdorur dhe më me ndikim në Mianmar, me miliona përdorues që kryesisht përdorin faqen për lajme, argëtim dhe komunikim.

Facebook tha se 425 faqe, 17 grupe, 135 llogari dhe 15 llogari Instagrami u hoqën për lidhjet e tyre me ushtrinë e Mianmarit, e cila akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit nga organizata të shumta ndërkombëtare duke përfshirë OKB-në për trajtimin e saj të myslimanëve Rohingya.

Një nga grupet e fshira kishte 6 400 anëtarë.

Facebook tha në një deklaratë se nuk dëshironte që njerëzit ose organizatat “të krijojnë rrjete llogarish për të mashtruar të tjerët për atë se kush janë apo çfarë po bëjnë”.

Mes atyre që u fshinë nga llogaria më herët ishin murgjit nacionalistë të vijës së ashpër dhe gjeneralët e lartë duke përfshirë gjeneralin e lartë Min Aung Hlaing.

Facebook po punon për të riparuar reputacionin e dëmtuar dhe premtoi se do të punësonte 100 persona të gjuhës mianmare deri në fund të vitit 2018./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.