BERLIN, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/- Indeksi Ifo, që mat shkallën e besimit të korporatave në Gjermani, përsëri u ul në 101 pikë në dhjetor, nga 102 të regjistruar në nëntor.
”Ky është muaji i katërt radhazi i rënies. Analistët presin një rënie më të vogël, deri në 101,7 pikë”, raportoi gazeta ”Handelsblatt”.
“Kompanitë janë më pak të kënaqura me gjendjen e tyre të tanishme ekonomike dhe pritjet e tyre vazhdojnë të përkeqësohen”, sipas këtij indeksi, ndërkohë që sektori i ndërtimit është kundër kësaj tendence.
Indeksi Ifo përfaqëson një nga treguesit më të mirë dhe më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të ekonomisë gjermane, bazuar në rreth 9 000 opinione të kompanive në Gjermani./ /os/ a.jor.