FOTO/ Berat, fëmijët koncert dhe atmosferë festive

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ – Fëmijët e shkollës “Ylli i mëngjesit” krijuan mëngjesin e sotëm në sheshin qendror të qytetit të Beratit një atmosferë të vërtetë festash.

Përmes veshjeve, ngjyrave, kartolinave, dhuratave, këngëve dhe recitimeve, si dhe inskenimeve të shkurtra, fëmijët e kësaj shkolle përcollën mesazhe urimi për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

Nënkryetarja e bashkisë, Afize Skëndo, theksoi se kryefesta e çdo familjeje, por edhe e institucionit të bashkisë, janë fëmijët.

“Për fëmijët është investuar dhe do të investohet për të krijuar kushte të përshtatshme për rritjen dhe edukimin e tyre”, theksoi Skëndo.

Koncerti i vogëlushëve të “Yllit të mëngjesit” u duartrokit nga të pranishmit e shumtë. /k.s/ /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.